Si e thirri Stresi në ndihmë Presidentin nga protesta: O Ilir Meta ku je?! A do e ngresh popullin?

11 Dhjetor 2020, 13:09 | Përditesimi: 11 Dhjetor 2020, 13:37

Një detaj i veçantë nga protestat që janë zhvilluar këto ditë në Tiranë është thirrja që i ka bërë këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi) Presidentit Meta për ndihmë nga sheshi i protestës.

 “O Ilir Meta ku je…ku je o Ilir Meta,”- dëgjohet të thotë Stresi.  “A do e ngresh popullin, ku je…jemi këtu për Klodianin,”- shton ai.

r.k./Shqiptarja.com