Si gruaja fshihte kanabisin në vendin intim dhe ia çonte burrit në burgun e Fushë-Krujës! - Për lajme të tjera klikoni në www.shqiptarja.com

3 Nëntor 2019, 21:52

FUSHË-KRUJË- Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka zbuluar një skemë të futjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike në burgun e Fushë Krujës duke pezulluar nga detyra tetë punonjës deri në përfundimin e hetimeve që kanë nisur prej disa muajsh nga prokurori Florian Bonjaku. Por si funksiononte skema? Burime nga drejtoria e Burgjeve thanë për Report Tv se Shkëndije Rama ishte personi që fuste lëndën narkotike në burg për burrin e saj të dënuar po për kanabis, Isuf Rama. Bashkëshotrja e Isuf Ramës e fshihte hashashin në vendet intime duke lehtësuar kështu kalimin.

Një tjetër armë e fortë në dorën e hetuesve janë edhe përgjimet telefonike mes të dënuarit dhe bashkëshortes së tij Shkëndijes ku flitet për sigurimin dhe mënyrën e kalimit të kontrollit.  Në dokumentin që Shqiptarja.com zbardhet biseda mes Shkëndijes dhe bashkëshortit të saj në burg, Isufit, ku ky i fundit i ankohet se i ka sjellë shumë pak,  por edhe kur flasim me kode dhe i thotë që drogën duhet ta fshehë mirë.

Përsë i more 6-ta ka pasur mbeturina, unë të thashë merr 1,2,3, me ato bëjshim noj punë, me këto që më solle me zor kam bërë 3 ose 4 copë", i thotë Isufi në telefontën që mban datën 3 qershor 2019. Në një prej telefonatave, Isufi i ankohet për "mallin e keq", e ndërsa në telefonatën e bërë nga kabina e burgut i thotë Shkëndijes që të bëjë kujdes.

Isufi: Ke për të ardh as e fortë, fute në fuqi, mbylle fuqinë e Ufos mirë, ec serbi, merr një ose dy dhe mos të kthehesh mbrapa. Ta mbyllësh fuqinë mirë.