Kryeministri Edi Rama ka folur një intervistë nga SHBA lidhur me vendimin e grupimit më të madh politik gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Rama tha se kushtet që parashtrohen nga këto parti për Shqipërinë, nuk janë kushte për Gjermaninë por për të mirën e Shqipërisë.
"Së pari është qeveria gjermane që e ka ndërmarrë nga Bundestagu një dritë jeshil për të shkuar në Këshillin Euroian me një PO. Ky është një proces aspak i thjeshtë. Është gjëja më normale të mësohemi se duke çelur negociatat do na duhet të përmbushim qindra kushte. Janë kushte të cilat i bëjnë mirë vendit. Nuk është në interesin e CDU që Shqipëria të mbushë kushte. Janë në të mirë të vendit tonë. Që shqiptarët të përmbushin kushtet. i JAMË shumë mirënjohës kancelares e cila ka qenë forca kryesore në thyerjen e kësaj barriere që kishim në Bundestag. Mirëkuptoj edhe ata që kanë votuar kundër. Gjermania ka hapur negociatat. Shqipëri e meriton dhe kjo duhet bërë hap pas japi", u shpreh Rama.