Nuk ka qytetar shqiptar që të mos ketë dëgjuar gjatë këtyre katër muajve, një herë të vetme numrin 339 dhe 339/1, numra këto që simbolizojnë dy dosje penale, të cilat po hetohen prej më shumë se dy vite e gjysëm nga Prokurorët e Krimeve të Rënda.Për prokurorinë këto janë dy dosje të zakonshme, e cila në disa momente ka hetuar dhe ka vepruar shpejt, ndërsa në disa momente të tjera dhe për individë të caktuar,nuk ka vepruar me shpejtësi,duke u ankuar dhe argumentuar se s’ka oficerë për të bërë transkiptimin e 700 cd me biseda të përgjuara. Organi i akuzës ka zgjedhur të luajë me dy porta me këtëçështje.Po si lindi dosja 339, nga e cila mbiu dhe një dosje e dytë me numër 339/1, ku zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste flasin me persona të botës së krimit?
Kjo dosje ka filluar të ndërtohet në dhjetor 2016, ku fillimisht në Kavajë janë arrestuar shtetasit Ramadan Shabani, Enerd Duka, Marjus Xhihani etj, persona këta tashmë të dënuar nga gjykata e Kavajës për tregtim të heroinës. Fill pas kësaj indicie, prokuroria ka marë informacion se prapa shpërndarësve të heroinës të arrestuar në Kavajë, qëndrojnë persona të rëndësishëm dhe me influencë.
Kjo pasi kokaina dhe heroina vinte dhe Kolumbia, Turqia dhe Peruja për shpërndarje në shtetet europiane si Holanda, Gjermania, Franca etj. Çështja është rregjistruar në Krimet e Rënda, e cila ka vijuar me ndjekjen e një rasti tjetër të trafikut dhe tregtimit të drogës,ku dilnin në përgjime Avdylajt e Shijakut. Këtij grupi i është bërë kapja në Itali më 8 shkurt 2017, e 2 ton kanabis, ku u arrestuan korrierët Ermal Agaj dhe Avni Dhrami. Në rastin e këtij trafikimi janë përfshirë veç të tjerëve edhe Astrit Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut” dhe Gjevi Ndoka,vëllai i deputetit të PS Arben Ndokës.