Si mbeti lojtari i kombëtares rrugëve pasi u mbyll kufiri? Balaj: Ishte Odise, sikur ka edhe emrin

9 Prill 2020, 19:24 | Përditesimi i fundit: 2020-04-09 19:25:42

Bashkë me Bekim Balajn këto ditë ndodhet edhe Odise Roshi, i cili luan në Rusi. Por si përfundoi Roshi në Graz të Austrisë te Balaj? Sulmuesi shkodran tregon odisenë e tij, sikur ka edhe emrin. "Kishte një Odise, sikur ka edhe emrin, pasi mori në Rusi një muaj pushim, pasi ndaloi kampionati. Kishte një ditë në dispozicion për të lënë Rusinë, erdhi në Zagreb, pastaj do të vinte në Tiranë, por u bllokua dhe nuk lejohej ulja në Rinas, mundësia e vetme ishte të vinte në Vjenë dhe duhet të bëjë karantinën këtu 2 javë duke pritur që të hapet aeroporti dhe të kthehet disa ditë te familja" tha Balaj.