“Si mund të lejohet në krye të shtetit politikani më i përfolur për korrupsion?” Qytetari kundër Metës

22 Gusht 2020, 12:52

Vettingu i takon politikanëve dhe duhej të ishin ata që duhet t’I nënshtroheshin fillimisht atij. Kështu është shprehur një prej qytetarëve në komunikim të drejtpërdrejtë telefonik në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” ku tha se në këtë vend shpresa ka vdekur kur shikohet që njeriu që drejto shtetin është më i përfoluri për korrupsion dhe ai vijon të jetë aty ku është. Ilir Meta duhet të hetohet ka vijuar ai. Është bërë tashmë ligj hajdutëria, mashtrimi dhe korrupsioni ka deklaruar ai.