Si ndjehet kur Rama e quan 'Doktoreshë'? Kryemadhi: Është një titull shumë me vlerë për mua

28 Janar 2019, 21:09

Monika Kryemadhi komentoi te "5 pyetjet nga Babaramo" sesi ndjehet kur kryeministri Edi Rama e quan "doktorëshe". Ajo tha se nuk ndjehej aspak e fyer sepse misioni i doktorit është të kujdeset për njerëzit. "Doktoreshë nuk është fyerje... Doktoresha është një titull shumë me vlerë për mua. Doktorët janë ata që kujdesen për shëndetin e njerëzve. Në fund të ditës, duam apo nuk duam, kur të plakemi te doktori do shkojmë. Mendoj se titulli doktoreshë është shumë i mirë. Ramës nuk i kam thënë i droguar, por i kam thënë mos pi mall, por bëj palestër sepse ka probleme me frymëmarrjen. Nga ana kimike ajo vërtetë të jep energji, por ka efekte", shtoi ajo.

    No videos found.