Si nisi sherri në lokal me tifozët holandezë, momenti kur shqiptari vjen për 'sqarim' dhe shoku e godet padashje me karrige

27 Maj 2022, 14:28 | Përditesimi i fundit: 2022-05-27 15:23:39

Report Tv ka siguruar pamjet e sherrit tek ish kafe Europa mes tifozëve holandezë dhe shqiptarëve vetëm një ditë para ndeshjes Conference League. Në video duket se si janë të gjithë në tavolinat e tyre dhe fillojnë të konfliktohen fizikisht me njëri-tjetrin.

Shqiptari që mbeti i plagosur vjen nga jashtë dhe duket sikur kërkon sqarim se çfarë po ndodh por përfshihet në sherr ndërsa shoku i tij hedh karrigen për të goditur tifozin holandez. Nga lëvizja, u godit shqiptari që mbeti i plagosur dhe mori dëmtime në kokë.