Qe prej fillimit të 2020, ajo që ka mbizotëruar në media, janë lajmet mbi koronavirusin e ri, që deri më tani ka marrë jetën e 1370 personave. Përhapja me shpejtësi e koronavirusit në Kinë por dhe shpallja e emergjencës globale ka ngritur shqetësim e frikë tek qytetarët, të cilët cdo ditë përballen me artikuj ku njihen me numrin e viktimave. Brenda 24 orëve të fundit kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.
Por si ndikojnë këto lajme nga ana psikologjike? Psikiatrja Arjana Rreli shpjegoi për Report Tv se lajmet që kanë të bëjnë me ekzistencën humane, ndikojnë në ekuilibrat emocional. Vala e re me komentet mbi koronavirusin e ri janë një stresor i mbivendosur në këtë periudhë të postraumes që përjetuan shqiptarët nga tërmeti.
