Si po respektohen rregullat e reja në tregje dhe teksa mbajmë radhën për shërbimet?

7 Prill 2020, 14:25 | Përditesimi i fundit: 2020-04-07 14:26:32

Qytetarët shqiptarë po nisin të mësohen me rregulalt e reja të dsistancimit social, ku në tregje e pranë bankave apo supermarketeve janë vendosur njolla me ngjyra në tokë që tregojnë se ku duhet të qëndrojnë qytetarët në largësi nga njëri-tjetri. Po ashtu, ky rregull është vendosur edhe për tregjet ku ndër të tjera, siç nisi dje në tregun e Kombiantit bëhet edhe dezinfektimi i qytetarëve. Në një vëzhgim që Report Tv bëri në disa qytete të Shqipërisë, situata duket më e përmirësuar megjithatë ka edhe nga ata që dalin pa autorizim pasi nuk kanë marrë konfirmimin me mesazh apo ne e-albania, por edhe të moshuar që nuk u lejohet të dalin nga banesa.