Si sot 2 vite më parë Papa Françesku shenjtëroi Nënë Terezën, mesazhet e rëndësishme të paqes dhe shpresës

4 Shtator 2018, 14:30

Si sot dy vite më parë, në një ceremoni madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, Papa Françesku, e shpalli Nënë Terezën “ShënTereza e Kalkutës”. Me këtë rast, Vatikani ka përkujtuar sot në një ceremoni të veçantë përvjetorin e dytë të shenjtërimit të Nënë Terezës.

“Për Nënë Terezën, mëshira ishte "kripë" e cila i dha aromë punës së saj, ishte "drita" që shkëlqente në errësirën e shumë njerëzve që nuk kishin më lot për të derdhur për varfërinë dhe vuajtjen e tyre”, u shpreh Papa Françeskut, gjatë predikimit masiv me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezës.  Në ceremoni morën pjesë mijëra pelegrinë, që mbushën sheshin qendror të kësaj selie. Mesha u drejtua nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku, i cili tha se Nënë Tereza ishte një grua bujare, e cila ndihmoi të braktisurit dhe të pamundurit.Në ceremonë e zhvilluar në Vatikan morën pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, por edhe personalitete nga e gjithë bota. Spikati në ceremoni, mbretëresha Sofi e Spanjës, dhe 13 krerë shtetesh. Nuk munguan shqiptarë të shumtë, që valëvisnin mbi shpinë flamurin kombëtar.