Si të rrisim një gjeni, nxënësi ekselent tregon përvojën në 'Rreze Dielli' në Report TV

19 Korrik 2018, 13:46

I ftuar sot në emisionin “ Rreze Dielli” në Report Tv ishte Ledio Deda , një nxënës i shkëlqyer që kishte fituar dhjetra olimpiada e konkurse. Ndryshe nga një pjesë e madhe e adoleshentëve që janë më shumë të prirur rreth rrjeteve sociale dhe të argetuarit, Ledio na tregon se ai përpiqet të gjejë kohë për të gjitha dhe se familja është kryesore në këtë pikë. Prindërit e tij nuk ia kanë dhënë çdo gjë të gatshme duke i plotësuar çdo dëshirë, por e ka ndihmuar atë të arrijë aty ku dëshiron

Jemi një familje e thjeshtë, modeste dhe përpiqemi që të qëndrojmë në këtë rrafsh. Babai punon në polici private, me çështje sigurie, ndërsa mami punon si parukiere në një biznes të vetin. Varet nga mentaliteti që ofron familja, mund të jetë aristokrate, mund të jetë një familje shumë modeste , e thjeshtë . Fryma që më ka rritur mua është një familje që të mbështet gjatë gjithë kohës, që pranon atë që ti je dhe dëshiron , sigurisht në kufijtë e normales. Të jep një dorë për të arritur aty ku ti dëshiron. Është e gatshme të bëjë çdo sakrificë për ty . E imja është një familje që nuk të mban gjithmonë në duar. Të lë edhe të ecësh me forcat e tua që të jesh më i përgatitur për nesër.