Si të vishemi në fundjavë? Blogerja e njohur sugjeron disa ide

15 Nëntor 2019, 15:11

Jemi para fundjavës dhe padyshim para pyetjes se çfarë të veshim. Disa prej nesh kanë planifikuar një darkë me miqtë, të tjerë thjesht një pasdite me të dashurit e zemrës, e të tjerë disa orë me shoqërinë.

Pra, përpos dilemës se ku do të kalojmë fundjavës, ekziston edhe dilema se çfarë të veshim.

Blogerja kosovare Rita Saraçi, i jep ‘përgjigje’ pyetjeve tuaja. E ftuar në “Rreze Dielli”, ajo ka folur rreth linjës së saj të veshjeve, punë së përditshme me instagramin dhe blogun e saj si dhe ka sugjeruar disa kombinime veshjesh për fundjavën.

Për gjatë ditën do sugjeroja një palë xhinse me çizme me taka ose më një palë shapka, me një golf të kuq. Një tjetër sugjerim do ishte një fustan i shkurtër me kuadrate, me një këmishë të bardhë”, shprehet bogerja Rita Saraçi.