Si u arrestua 7 vite më parë në Itali porositësi dhe organizatori i 2 vrasjeve në Elbasan

18 Shtator 2020, 20:18

Erion Alibej nga Elbasani së bashku me vëllanë Endrit Alibej u arrestuan në 2013 në operacionin e koduar “Cocash” kur skuadra antidrogë e policisë së Astit gjatë kontrollit të banesës së njërit prej vëllezërve mundi të gjente një bllok shënimesh ku ishin shënuar emrat e adresat e të gjithë klientëve që furnizonin drogë, sasinë, kohën e dorëzimit e çmimin e saj. Ata akuzoheshin se administronin një trafik të konsiderueshëm droge të tipit kokainë në territorin e provincës së Astit. Gjatë arrestimit vëllezërve Alibej u janë gjetur në dy banesat e tyre në Asti rreth 15 kg kokainë e fshehur. Asokohe mediat italiane publikuan edhe pamjet e momentit kur u arrestuan dy vëllezërit shqiptarë Erion e Endrit Alibej nga Elbasani.