Si u rrëzua Grida Duma 5 vite më parë në vendin ku Bashës iu morën këmbët sot

15 Dhjetor 2018, 14:16

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike spikati sot me përqafimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha me Fatmir Mediun, por edhe me marrjen e këmbëve të kryedemokratit kur zbriti nga podiumi. (LEXO KËTU)

Por duket se të djathtët nuk i kanë fort të mira marrëdhëniet me podiumet.

Në të njëjtin vend, 5 vite më parë, në vitin 2013, Grida Duma, asokohe zv.ministre e Integrimit, u rrëzua në foltoren e ngritur në një aktivitet të PD në Pallatin e Kongreseve.

Të jetë ndonjë “mallkim” apo emocionet e fjalimit para një turme të gjerë? Mbetet për t’u parë, ndërkohë që rrjeti ka shpërndarë gjerësisht videon e kryetarit të PD, Lulzim Basha.