Si u shkatërruan dy super-biznese në Durrës..Një vilë e anuar, dy kolona hoteli të 'shtypura'

26 Nëntor 2019, 08:39

Në qytetin e Durrësit veç banesave e pallateve të dëmtuara, kanë pësuar goditje nga tërmeti edhe disa biznese të rëndësishme në zonën e plazhit. Të tilla janë edhe kjo vilë dhe ky hotel në zonën bregdetare. Vila Verde është anuar totalisht ndërsa hoteli tjetër ka pësuar çarje në pjesën e sipërme që duhet edhe nga zhvendosja e kolonave.