Sondazhi i fundit i Piepolit 1 javë para zgjedhjeve: PS fiton në 8 qarqe, merr shumicën deri në 73 mandate! PD-AN kryeson në 4 qarqe, LSI tkurrje nga 2017

18 Prill 2021, 20:05 | Përditesimi i fundit: 2021-04-18 23:37:34

Një javë para zgjedhjeve të 25 prillit, shqiptarët i japin fitoren Partisë Socialiste. Të pyetur nëse zgjedhjet mbahen sot 52% e shqiptarëve do të votonin për PS duke i dhënë deri në 73 mandate, ndërsa 43% për koalicionin PD-AN duke i dhënë deri në 58 mandate. Ndërsa LSI parashikohet të marrë 8-10 karrige në kuvendin e ardhshëm. Këto janë rezultat e sondazhit të 7 dhe të fundit të institutit italian Piepoli të transmetuar në Report TV.