Si zbuloi policia kanabisin e ‘çunave të Londrës’, përmes dërgesës me postë! Si funksionon procedura e skanimit të pakove dhe dyshimet për bashkëpunëtorë

6 Korrik 2022, 14:51

Në një kohë që besohet se kanabis nga Shqipëria kalon drejt vendeve të Evropës, rruga më e fundit që ka zbuluar antidroga është ajo e pakove me kanabis nga Anglia në Tiranë. Posta ka procedura të forta skanimi, bashkë me cargon në Rinas, por edhe kjo arrihet të thyhet.