Siçili/Frikë dhe panik, shpërthen vullkani Etna

1 Qershor 2019, 11:01

Vullkani Etna në ishullin e Siçilisë, në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish duke “vjellë” hi dhe llavë. Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv por u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit.

Vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës shpërtheu në orën 3 të mëngjesit dhe lumenjë llave zbritën në pjerrësinë e zonës juglindore të malit. Për momentin aeroporti i Katanias është ende i hapur dhe sipas zyrtarëve lokal nuk ka ende ndonjë rrezik për banorët e vendbanimeve në afërsi të malit. 

I vjetër 700 mijë vjeçar dhe 38 km i gjerë, vullkani prodhon çdo vit rreth 7 milion ton dioksid karboni. Shpërthimi i fundit dhe më i madh i vullkanit ka ndodhur në vitin 1992 kur llava vërshoi drejt qytetit Zafferana me 7 mijë banorë./Përgatiti Ilir Çuçi.