Ditën e sotme, në rrethin e Vlorës, Agjencia e Bregdetit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake ka filluar verifikimin e kontratave dhe lejeve nëpër stacionet e plazhit.
Verifikimet do të përqendrohen në verifikimin e metrave katrorë, në plotësimin e infrastrukturës si dhe verifikimin e sigurisë, konkretisht në kontrollet për rojet e vrojtimit si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg.