Sigurimi i detyrueshëm i pronës nga fatkeqësitë natyrore mbetet peng i një drafti të pa konkretizuar

26 Nëntor 2020, 17:22

Fatkeqësitë natyrore gjithmonë kanë nxjerrë në pah mungesën e kulturës për sigurimin e pronës.

Më 6 dhjetor 2019 vetëm 10 ditë pas fatkeqësisë Drejtuesi i Komitetit të Rindërtimit Arben Ahmetaj, sot ministër i rindërtimit mblodhi në një tryezë AMF-në dhe drejtuesit e kompanive te sigurimeve. Përveç bilancit paraprak të dëmeve të tërmetit, kompanitë kërkuan të bëhej i detyrueshëm sigurimi i pronës nga fatkeqësitë natyrore.