Nga Korça, aty ku nisi për herë të parë vaksinimi për mjekët dhe bluzat e bardha, Silva Bino, shefja e Instituti i Shëndetit Publik, tha se deri më tani nuk ka pasur asnjë efekt anësor.
"Deri më tani nuk kemi pasur asnjë efekt anësor, procesi po ecën shumë mirë. Sasia e dozave që kemi për sot janë rreth 500 doza, por do të vijojë gradualisht sepse përgatiten plane 5 ditore. Sot do të aplikohen për aq persona sa kanë pranuar që të bëjnë vaksinën, do fillohet me urgjencën, reanimacionin, pneumologët, mjekët e familjes. Vaksinim masiv? Pasi të vaksinohen të gjitha stafet dhe grupet e riskut, sipas llojeve të vaksinës. Janë disa skenarë, ne po përpiqemi që të bëjmë planin optimal që të përfundojë për 14 muaj. Shtrëngime të masave? Do të merret vendim nga Komiteti i Ekspertëve. Do të vaksinohen edhe gazetarët", tha Bino.
