Sindikata e Shërbimeve Policore paralajmëron protesta për kushtet në burgje: Ka probleme me pagat, nuk ka siguri shëndeti në punë dhe mungon trajtimi ushqimor

13 Qershor 2022, 13:56

Një grup punonjësish do të protestonin sot për komandimet e padrejta në burgun e Reçit, Malësi e Madhe si dhe për kushtet e vështira në vendin e punës. Pas denoncimit nga Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë, erdhi reagimi nga dikasteri i burgjeve duke njoftuar se të komanduarit do të rikthehen të martën në shërbim në Lezhë. Por kjo nuk do t'i ndalë protestat.