Sipërmarrësi shqiptar në Angli, Ibrahimllari: Ka nisur testimi i vaksinës, do bëhet nga dy universitete prestigjioze

24 Prill 2020, 16:36

Në një lidhje skype për Report Tv, sipërmarrësi shqiptar në Angli,  Ermir Ibrahimllari tregon se testimet e vaksinës anti Covid-19 kanë filluar dhe deri më tani pjesë e tyre janë bërë katër vullnetar. Kurse deri në fund të vitit do të rekrutohen rreth 510 njerëz. Testimet po bëhen nga dy universitete prestigjioze, ai Oksfordit dhe ‘Inperial College London’ të cilët sipas Ibrahimllarit japin garancinë se vaksina do të dalë për gjashtë muaj.