Sipërmarrësi shqiptar në Kenia: Nuk ka asnjë shtetas të prekur me COVID-19!

17 Prill 2020, 14:19

Shpëtim Redo, sipërmarrësi shqiptar në Kenia, në një lidhje me Report Tv tha se fatmirësish në Nairobi nuk ka asnjë shqiptar të prekur, ndërsa në gjithë Afrikën regjistrohen 18 400 raste pozitive me COVID-19.

"Për fat të mirë nuk ka shqiptarë të prekur. Jemi një komunitet i vogël prej 47 personash, 14 familje gjithsej dhe asnjë nuk është i prekur".Në lidhje nëse vendi mund të pësojë një kolaps të sistemit shëndetësor në rast fluksi, Redo tha se fluksi do të sillte kolaps në shumë shtete të Afrikës. "Kenia ka 249 respiratorë dhe  260 raste të konfirmuara, duke zënë pjesën më të madhe prej tyre. Megjithatë po testohet një mënyrë për të prodhuar respiratorë më pak të kushtueshëm për të plotësohen nevojat nëse do të letë fluks".