Siria, Kurdët: Dyshojmë se janë përdorur armë jo konvencionale në sulmet turke. Ankaraja mohon: Ne nuk kemi asnjë të tillë

17 Tetor 2019, 15:10

Pas 8 ditësh të rezistencës së ashpër nga luftëtarët tanë kundër sulmeve të rënda tokësore dhe ajrore turke, kurdët dyshojnë dhe akuzojnë Ankaranë se ka përdorur armë jokonvencionale.

Zëdhënësi i forcave demokratike Siriane me shumicë kurdë, Mustafa Bali, ka shkruar në Tëitter, " Ne u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare të dërgojnë ekipet e tyre për të hetuar plagët e marra gjatë sulmeve”. Po sipas tij, armët e përdorura mund të jenë me napalm dhe fosfor”.

Nga ana tjetër ka reaguar dhe Ankaraja e cila ka mohuar pretendimet.

"Të gjithë e dinë që ushtria turke nuk ka armë kimike në inventarin e saj. Disa informacione tregojnë se janë" militantët kurdë të Ypg që po përdorin armë kimike për të akuzuar më pas Turqinë", - tha Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Por mjekët janë të bindur se nuk ka patur përdorim të armëve jo konvencionale. “Plagët që po trajtojmë në spitale janë lëndime normale”, 0 tha një prej mjekëve në qytetin Ras al-Ain.

Ndërkohë dy aeroplanët luftarakë F-15 amerikanë shkatërruan një depozitë municionesh në një ish bazë amerikane në Siri për të mos lejuar që ato të binin në duart e luftëtarëve të ISIS.

Letra e Trump e hedhur nga Erdogan

Më 9 tetor, Presidenti amerikan Donald Trump i shkruajti Presidentit Rexhep Tajip Erdogan një letër ku i shkruante,  "Mos u trego i ashpër, mos u bëj pa mend. Ju nuk dëshironi të jeni përgjegjës për masakrën e mijëra njerëzve," shkroi ai. "Historia do të shkruaj në mënyrë të favorshme për ju nëse arrin të veproni në mënyrën e duhur dhe njerëzore."

Por Erdogan rezultoi se e ka hedhur letrën "në mbeturina". Burimet e qeverisë së Ankarasë, të cituara nga media lokale, raportojnë se presidenca turke e konsideroi letrën "mungesë mirësjellje diplomatike" dhe dha "përgjigjen e saj më të mirë duke nisur operacionin ushtarak përtej kufirit në të njëjtën ditë.