Siria, tërhiqen milicёt kurdё nga veriu , Trump rimendohet: 200 ushtarë amerikan do qëndrojnë

21 Tetor 2019, 14:28

Gati njё javё e gjysmё pas fillimit tё ofensivёs ushtarake turke nё veri tё Sirisё dhe tri ditё pas shpalljes sё armёpushimit, forcat demokratike siriane nёn drejtimin e milicёve kurdё YPG kanё përfunduar tёrheqjen e luftёtarёve tё tyre sikurse ёshtё rёnё dakord nё marёveshjen e armёpushimit.

Qendra siriane e Mbikqyrjes sё tё Drejtave tё Njeriut njofton, se rreth 500 luftёtarё SDF janё tёrhequr nga Ras al-Ain.

Por armёpushimi ende është i paqёndrueshёm.

Sipas qeverisë turke, armёpushimi nuk ёshtё respektuar. Ministria e Mbrojtjes nё Ankara, deklaroi se njё ushtar turk ёshtё vrarё dhe se ushtarёt turq janë përballur se përplasje sporadike.

Turqia dhe milicёt kurdё tё dielën akuzuan reciprokisht njeri – tjetrin pёr shkelje tё armёpushimit.

Gazeta prestigjoze 'New York Times' ka zbuluar se Presidenti amerikan po vlerëson pozitivisht një plan të Pentagonit që parashikon mbajtjen e të paktën dyqind ushtarëve në Veri-Lindje të Sirisë, me mision të dyfishtë: të mbronte puset e naftës nga Damasku, dhe të parandalonte që ISIS të rifitonte forcën pas arratisjes nga burgjet për shkak të ofensivës turke.

Turqia nisi mё 9 tetor një ofensivë ushtarake nё Veri tё Sirisё për tё luftuar, sipas tyre, njёsitё kurde tё milicёve YPG dhe pёr t'i larguar ata nga kufiri. Kёto veprime ushtarake u mundёsuan nga tёrheqja e trupave tё SHBA-sё nga Siria. Marrëveshja e armëpushimit u mundësua nga bisedimet mes Zv/presidentit amerikan Pence dhe Presidentit turk Erdogan.

    No videos found.