Siria-Turqia, Zv.Presidenti amerikan Mike Pence ka mbërritur në Ankara

17 Tetor 2019, 16:27 | Përditesimi i fundit: 2019-10-17 17:20:56

Zv.Presidenti amerikan Mike Pence ka mbërritur në Ankara të enjten për të biseduar me Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan për ofensivën ushtarake turke në verilindje të Sirisë.

Pence pritet t’i kërkojë Turqisë të ndalojë ofensivën kundër luftëtarëve kurdë në verilindje të Sirisë, një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do t’i vendosë sanksione të rënda për këtë operacion.