Sistem elektronik për barnat falas, Manastirliu: Rimbursim 100% nga shteti për trajtimin ambulator për COVID

5 Dhjetor 2020, 11:47

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 në Tiranë, ku pa nga afër mënyrën se si funskionon implementimi i financimit të plotë për paketat e trajtimit ambulator falas për pacientët që trajtohen në shtëpi.

Mjekët e familjes i shpjeguan procedurën që ndiqet për përfitimin e barnave me rimbursim. Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e madhe që po bëjnë mjekët e familjes për ndjekjen dhe trajtimin e pacientëve me covid19.