Sistem zgjedhor danez? Murrizi: Qytetarët zgjedhin deputetin që duan, korrigjim kombëtar ndihmon partitë e vogla

20 Maj 2020, 23:13

Myslim Murriz, kreu i grupit parlamentar demokrat tha se ky sistem danez është një sistem rajonal me lista të hapura dhe korrigjim kombëtar. Kjo do të thotë që qytetarët zgjedhin deputetin që duan dhe se me korrigjimin kombëtar do të përftojnë partitë e vogla që në qarqe nuk marrin dot një mandat, por në rang kombëtar mblidhen të gjithë votat dhe përcaktohen sa mandate mund të marrin.