Situata e Covid/ Fico: Mosha e 3-të 'shembull' për mbajtjen e maskës! Këshillat që duhet të zbatoni për të shmangur karantinën

28 Tetor 2020, 19:23

Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në studion e Report Tv ka folur në lidhje me situatën aktuale të Covid duke thënë se gjërat janë nën kontroll pavarësisht rritjes së rasteve. Këtu ajo ka shtuar se ka një ndërgjegjësim më të madh te qytetarët e moshës së tretë sa i përket mbjajtjes së maskës.

"Situata e Covid në kontroll. Kemi rritje të rasteve dhe të të prekurve me Covid.  Nëse kemi të bëjmë vetëm me një maskë efekti i saj do të shikoheshte në 4 deri në 6 javë. Të mos harrojmë që njëherazi qytetarët janë shumë të ndërgjegjësuar sa i përket distancimit. Duhet të falenderojmë qytetarët e moshës së 3. Kemi rezultat më të mirë te këta. Kjo është një provë që na lejon ta përdorim me mirësi për tu thënë të gjithëve ja ku kemi prindërit dhe gjyshërit tanë", tha Fiço