Situata e COVID/ Veliaj: Çdo treg në Tiranë dezinfektohet, mbi 20 mijë familje ndihmohen çdo ditë

29 Prill 2020, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2020-04-29 13:44:30

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka qetësuar qytetarët që të gjitha tregjet dezinfektohen çdo ditë, e ndërsa duke u ndalur tek ndihmat e shpërndara gjatë periudhës së koronavirusit, ai tha se mbi 20 mijë familje ndihmohen çdo ditë.

"Nëse shikoni tregun e rrobave të përdorura të fabrika e Miellit, sot nuk është më. Kemi kohë që e themi, nuk mund të futemi në kazan apo duke u shtrirë në rrugë, kush mendon prej injorancës që ky është sevapi i vitit 2020 e ka gabim. Kjo është një bashki që çdo ditë ndihmon 20 mijë familje. Nuk do lejohen tregje në rrugë. Të gjitha tregjet dezinfektohet për ditë, me masë. Nëse një kimikat mbi përdoret, vetëm për efekt psikologjik, rrezikojmë që t'i helmojnë", tha Veliaj.