Situata e COVID-19/ Basha mbledhje online me strukturat e PD!

25 Prill 2020, 14:49 | Përditesimi i fundit: 2020-04-25 18:37:00
  • TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të ketë sot një takim në distancë me strukturat kryesore të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë. Takimi i kryetarit Basha vjen pas atij që zhvilloi me aleatët, por ndryshe nga ai takim, kjo me strukturat do të jetë online për të garantuar rregullat e distancimit social.

    Në mbledhjet e thirrura nga kreu i opozitës përfshihen kryesia, ish-deputetët dhe kolegji i kryetarëve, por organizimi i komunikimit Bashës me ta është ndarë sipas qarqeve që përfaqësojnë. Burime nga selia blu bëjnë me dije se  për rreth 5 orë, Basha do të komunikojë me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD në të gjithë vendin duke i ndarë qarqet në 4 grupe kryesore.