Situata e koronavirusit, anëtarët e KQZ-së vendosin të japin një pjesë të pagës për tre muaj

10 Prill 2020, 15:05

Pas përgjysmimit të pagës së ministrave, deputetëve të mazhorancës edhe anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Kryetarit te Kuvendit, Gramoz Ruçi, për kontributin financiar për lehtësimin e përballimin e situatës së pandemisë COVID-19.

Anëtarët e KQZ-së, kanë vendosur të japin një pjesë të pagës së tyre për tre muaj, si kontribut për lehtësimin e përballimit të nevojave për parandalimin e përhapjes së këtij virusi të rrezikshëm.