Situata e pandemisë në vend/ Tritan Shehu për Report Tv: Vendi i vetëm me vetëvrasje në spitale

9 Nëntor 2020, 13:16 | Përditesimi i fundit: 2020-11-09 13:18:22

Në një lidhje për Report Tv, ish-ministri i Shëndetësisë në qeverisjen e Partisë Demokratike, Tritan Shehu akuzon Qeverinë se e ka çuar vendin në një situatë kolapsi sa i takon përballimit të pandemisë së covid-19. Ai nënvizoi faktin se sipas tij Shqipëria është i vetmi vend me vetëvrasje në spitalet covid. 

"Mos harrojmë se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku ka vetëvrasje në spitale.Që në shkurt Kryeministri fliste për mijëra të vdekur, nxorri ushtrinë, tanket, mitralozët. Kjo tronditi psikologjinë e njerëzve", vijoi ai. 

Shehu deklaron se situata është krejtësisht alarmante dhe krejtësisht jashtë kontrollit për shkak të mungesës së masave të thella që duheshin marrë.

"“Situata është krejtësisht alarmante dhe krejtësisht jashtë kontrollit për numrat, për shkak të mungesës së masave të thella që duheshin marrë. Është jashtë kontrollit për amullinë e plotë që ekziston, si pasojë e gjithçka që u bë nga muaji shkurt, që përveç shkatërrimit ekonomik të vendit nuk solli asgjë. Si pasojë e keqpërdorimit të kësaj epidemie  për arsye polkitike dhe masave terrorizuese ndaj njerëzve.  Jemi në një situatë vërtet të rëndë dhe aspak të qartë, aspak transparente, qoftë për shkak të transparencë, qoftë për shkak të ndjekjes së rasteve, qoftë për shkak të komplikacioneve që ata kanë”, tha ai.