Situata e përmbytjeve në Shkodër, pamjet nga fshati Dajç

27 Mars 2018, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2018-03-27 18:25:38

Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, në Njësitë Administrative të përmbytura sipërfaqja totale ka arritur mbi 3740 Ha.

Njësia Administrative Dajç: 1415 ha
Janë mbi 150 shtëpi te rrethuara nga uji. Nevojiten: furnizimi me ujë te pijshëm për banorët,1000 pako ushqimore dhe nevoja minimale ditore prej 20 t baze ushqimore per gjënë e gjallë.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1200 ha
Janë 160 shtëpi të rrethuara nga uji. Nevojiten:furnizimi me ujë te pijshëm për banorët, 250 pako ushqimore,130 palë çizme të gjata, 130 thasë miell për banorët e zonave të prekura dhe baza ushqimore për gjënë e gjallë.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 600 ha tokë e përmbytur .Janë 20 shtëpi të rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Velipojë, janë të përmbytura mbi 340 Ha tokë.Në fshatin Ças paraqiten probleme në argjinaturë.Kërkohet ndërhyrje e specializuar. Janë 15 shtëpi të rrethuara nga uji.