Situata ekonomike në vend, ministrja e Financave: Kemi ngadalësim të ritmit të rritjes së çmimeve! Po diskutojmë 2 strategjitë e taksimit për profesionet e lira

20 Maj 2022, 11:26

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri një analizë për sektorin e ekonomisë për 4 mujorin e parë të vitit 2022 duke thënë se ka ngadalësim të rritjes së çmimeve. Sa i përket taksimit të profesioneve të lira, tha se së shpejti del drafti i ri dhe se po diskutohen 2 strategjitë, por vëmendje më të madhe do të marrë pasi të dalë akti normativ.