'Situata jo normale', shefi i sektorit të arbitrimit: Pres reagimin e gjyqtarve që nesër në ndeshjet e Kupës

11 Shkurt 2020, 16:03

Javët e fundit në futbollin tonë, Superligë dhe Kategorinë e Parë, tema më e përfolur ka qenë ajo e gjykimit. Shumë klube janë ankuar për vendimet e arbitrave, madje është shkuar deri aty sa të gjykohet se kanë qenë me dashje. Së fundmi bëri bujë ndërprerja e takimit Skënderbeu-Bylis, me ballshiotët të cilët protestuan duke dalë nga fusha e lojës për më shumë se një minutë. Për këtë arsye, në ditën e sotme, në mbledhjen e zakonshme të arbitrave, është disktuar për këtë çështje.