Situata kritike në fasoneri, drejtoresha e ISHSH për Report TV: Janë gjobitur 24 prej tyre, 7 janë mbyllur

21 Prill 2020, 19:22 | Përditesimi i fundit: 2020-04-21 19:52:27

Situata në fasoneri është problematike duke u kthyer në një vartë infeksioni si në dy rastet e fasonerive në Krujë të cilat janë mbyllura. Në një lidhje me skype për Report Tv, Vjollca Braho, drejtoreshë e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror, tha se deri tani janë gjobitur 24 fasoneri nga të cilat , 7 janë mbyllur dhe të tjerat ka marrë gjoba që variojnë nga 100 deri në 700 mijë lekë.

Braho tha se qytetarët  janë më të ndërgjegjësuar për respektimin e masave pasi në 39 693 inspektime të kryera janë vënë vetëm 116 masa administrative.