Situata me COVID/ Ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj në Report Tv: Pritet dimër i vështirë

11 Dhjetor 2020, 17:20

Frika nga COVID-19 ul imunitetin e organizmit, duke bërë që të jemi më të predispozuar që tu prekemi nga virusi. Kështu u shpreh ish-kreu i ISHP, Besnik Jakaj gjatë një interviste për Report Tv. Ai tha se dimri do jetë i vështirë dhe se SARSCOV2 do të bëje punën e tij. Ndaj ai kërkoi, sidomos nga grupet vunerabël që të ruajnë veten duke respektuar protokollet e sigurisë të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

"Një pjesë e popullsisë janë imunizuar. Ka pasur dhe fatalitete. Ky dimër do jetë më i vështirë për sa i përket përballimit të virusit. Nga shkurti do jetë më vështirë. Një pjesë e qytetarëve që janë më vunerabël duhet të ruajnë veten. Dimri është shumë më i vështirë. Virusi, popullata dhe menaxhimi i situatës. Sido të jenë këto virusi do të bëje punën e vetë. Virusi do të jetë gjatë. Ka pasur një kaus në menaxhimin e pandemisë në botë. Ka qytetarë që ju ka lënë dhe pasoja virusi. Për mua psikologjia, paniku, frika shkaktojnë në mënyrë fiziologjike uljen e imunitetit të organizmit. Ul qarkullimin e gjakut. Paniku është shumë herë më i dëmshëm se virusi në këto kushte. Diagnostikimi dhe trajtimi është problem shumë i madh", tha ai.