TIRANE-Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka njoftuar kategoritë e reja që do të përfitojnë nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike që do të miratohet pas datës 15 prill. Nga java tjetër do të jenë aktive masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit, por që më parë do të pritet ndryshimi i Kodit Penal dhe Rrugor në parlament me sanksionet që shkojnë deri në burg për qytetarët dhe heqjen e lejes së drejtimit për makinën. Gjithashtu, Rama tha se nuk do të paguhet taksa në muajin që ke mbyllur dyqanin gjatë kohës së luftës kundër COVID-19, pra kategoritë e caktuara në aktin normativ, ndërsa për kategoritë e tjera nuk ka asnjë negocim. Rama theksoi se kemi në dispozicion 304 respiratorë në total në luftën kundër koronavirusit, ndërsa deri tani po përdoren vetëm 4 prej tyre. Një lajm i mirë ishte edhe për personat që marrin ndihmën ekonomike. "Sot 63142 familje kanë marrë ndihmën ekonomike dyfish. Është edhe një pjesë tjetër 6% i së tërës që paguhet nga bashkitë dhe që po lëvrohet dhe në pak ditë të gjithë do të marrin dyfishin e pagesës" tha Rama. Ndërkohë që nuk munguan batutat me qytetarët.
S'do paguhet taksë për dyqanin e mbyllur nga COVID-i, Rama: Kemi 304 respiratorë, kategoritë që përfitojnë nga paketa e dytë, masat e reja javën tjetër
No videos found.