Situata me koronavirusin në Shqipëri, Yuri Kim i shkon në zyrë presidentit Meta

23 Mars 2020, 13:18

TIRANË - Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Yuri Kim është takuar këtë të hënë me Presidentin Ilir Meta. 

Report Tv mëson se kryediplomatja amerikane ka mbërritur në zyrën e kreut të shtetit rreth orës 13:00 të ditës së sotme. Pritet në vijim të mësohet rreth temës së bisedës mes tyre, në kushtet kur vendi ynë po kalon momente të vështirame situatën e krijuar nga COVID-19.