Situata në Evropë, Italia dhe Spanja nisin fazën e dytë të vaksinimit antiCOVID

18 Janar 2021, 12:17

Në një kohë kur numri i infektimeve nga COVID-19 ka shkuar në mbi  95 milion ndërkohë që numri i viktimave është 2.039.779, në shumë vende të botës vazhdon vaksinimi. Në bazë të të dhënave të siguruara deri tani janë administruar 39.47 milion doza, edhe pse ka pasur kritika të shumta në disa vende për shpejtësinë e administrimit.