Radhë të gjata edhe në Kapshticë, drejt plotësimit kuota për kalimin në pikën kufitare me Greqinë

16 Gusht 2020, 10:14 | Përditesimi i fundit: 2020-08-16 10:57:53

Kapshticë- Data 16 Gusht nis me rradhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Pas rregullave të reja policia po punon në terren për të mbajtur situatën në kontroll pasi sot hyri në fuqi edhe kufizimi i shtetasve që do të kalojnë nga kjo pikë.

Sipas njoftimit vetëm 300 persona do të kalojnë sot në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndërsa burime pranë kësaj pike bëjnë të ditur se ky numër po plotësohet.

Pjesa më e madhe e mjeteve do të detyrohen të këthehen mbrapsht të paktën deri në një njoftim të dytë nëse do të ketë ndryshime të tjera.