Situata në Tiranë, grumbull edhe te 'Astiri', qytetarët: Jemi shushatur, Zoti e ka në dorë

20 Mars 2020, 17:31

Probleme të shumta janë konstatuar edhe në zonën e 'Astirit' në Tiranë, ku nuk janë respektuar rregullat për të lëvizur duke mbajtur distancën mes njëri tjetrit. Por çfarë thonë qytetarët për këtë gjendje dhe përse nuk zbatojnë masat? Përgjigjet  nga më të ndryshmet. "Maskën nuk e mbaj dot nga fryma maskën. Do shqiptari me lëvizur një cikë, këta thonë nuk vjen nga ajri" tha një i moshuar.

Një tjetër theksoi se "Kam probleme me mushkërinë dhe prandaj dal. Kam qenë dy muaj në gjendje kome, e mbaj maskën se po më zuri mua ika". Disa nuk e besojnë. "Nuk keni frikë? Jo, jo, jo, e ka Zoti në dorë". Një i moshuar thotë se ka mbetur mes katër rrugëve. "Kam mbetur, vetëm, nuk kam as lekë dhe asgjë, më mirë të vdes, kam mbetur. Unë jam bërë për të vrarë veten. Jam si u shushatur". Por ka edhe nga ata qytetar që janë shembull. "E kam me shumë frikë, por nuk kam se çfarë të bëj, nuk kam dalë që të premten, dola për të bërë pazarin. Nga frika tani jemi të rrezikuar edhe brenda".