Basha zbaton vendimin e qeverisë, flet me maskën e vendosur! Kritika SPAK-ut: S'ngre as gishtin për inceneratorët

15 Tetor 2020, 12:20 | Përditesimi i fundit: 2020-10-15 16:26:51

Kryedemokrati Basha është në një deklaratë për mediat ku vihet re se ai po flet me maskën e vendosur për shkak të vendimit të qeverisë. Por mbajtja e maskës gjatë deklaratave nuk është e nevojshme

"Një tragjedi po shpaloset tek familjet shqiptare ku shumë prej tyre kanë humbur të afërmit. DUa të ngushëlloj të gjithë familjet e viktimave të COVID-it dhe shpreh solidariutetin për të gjithë familjet që po qëndrojnë pranë të afërmve që vuajnë me COVID. Është një gjendje që po vjen duke u thelluar. Ilustron domosdoshmërinë urgjente për të marrë hapat që opozita, PD i kemi formalizuar në planin me 5 pika" - tha Basha.