Situata nga COVID-19 në vend, masat kufizuese vijojnë të jenë në fuqi pa afat

2 Dhjetor 2020, 12:54

Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë vendosi mesditën e kësaj të mërkure që masat kufizuese aktuale të qëndrojnë në fuqi pa afat. Më saktësisht, nuk do të lejohen lëvizjet nga ora 22:00 - 06:00.

I njëjti kufizim do të jetë në fuqi dhe për baret e restorantet të cilat do të qëndrojnë të mbyllura gjatë kësaj periudhe kohore.

Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 personave, dasmat, ceremonitë mortore dhe konferencat.

    No videos found.