Situata nga Gripi i ri, Valutat e huaja zhvlerësojnë lekun

30 Mars 2020, 14:37

TIRANË- Valutat e huaja shënojnë përsëri rekord, duke sjellë nënçmim të vazhdueshëm të lekut. Referuar të kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro sot këmbehet në tregun valutor me 131 lekë, duke u rritur me 2.89 pikë nga kursi i këmbimit i së premtes. Ndërkohë në pikat e këmbimit valutor, euro po blihet nga tregtarët me 127, 128 dhe 129 dhe po shitet me mbi 133 lekë. Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe dollari i cili ka arritur në 118.3 lekë nga 107 lekë që këmbehej në datë 9 mars, referuar Bankës së Shqipërisë ndërsa në pikat e këmbimit dollari blihet me 114 dhe shitet me 121 lekë. E njëjta situatë paraqitet edhe për paundin britanik që po këmbehet me 146.17, nga 133 lekë që u këmbye më datë 18 mars, ndërsa tregtarët e blejnë një paund me 138 lekë dhe e shesin me 149 lekë deri në 151 lekë.