Koronavirusi, Veliaj për Report TV: Të varfërve bashkia po u çon paketa ushqimore në shtëpi!

16 Mars 2020, 11:56 | Përditesimi i fundit: 2020-03-16 15:33:16

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një komunikim me Report Tv, nga zyra e tij, tha se fokusi për dezinfektimin janë ambientet publike që përdoren nga qytetarët.

"Nëse shkollat kopshtet dhe çerdhet janë mbyllur, ato do të dezinfektohen një ditë para se të hapen. Fokusi është vënë tek zonat publike në përdorim, shkallët, ashensorët etj. Ashensorët dhe ambientet publike në pallate janë marrë përsipër nga administratorët e pallateve, ndërsa aty ku nuk ka dezinfektimin e bën bashkia e Tiranës. Po ashtu koshat e mbeturinave pastrohen 5 herë në ditë. Që koshat të kenë mundësi të pastrohen me eficencë, lipset që qytetarët t'i ngjeshin mbeturinat për të zënë sa më pak vend", tha Veliaj. 

Abuzitiviteti me çmimet e fruta-perimeve?

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehetSë pari raportimet duhen tek linja e gjelbër e AKU, në supermarkete nuk ka pasur luhatje, abuzimi ka qenë tek shitësit e vegjël. Procesi i dytë ka të bëjë me sjelljen personale të gjithsecilit prej nesh. Nuk ka asnjë provë që COVID-19 shërohet me limon e hudhra, janë legjenda urbane që përkthehen në histeri blerjesh. Shumica e ka respektuar, qytetarët të drejtohen aty ku nuk ka abuzime, dhe më e mira ta zbatojnë tek AKU dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit. Vetëm sot kemi vënë 20 gjoba. 

A do të ndihmohen të varfrit?

Veliaj thotëNe kemi kaluar në një regjim, ndryshe nga kur e ofronim vaktin në qendrat sociale. Tani shkojmë ne tek njerëzit. Kemi shpërndarje që respekton rregullat e higjienës. Po bëjmë shpërndarjen e ushqimit në shtëpi. I gjithë gatimi i mensave  i shkon si paketë ushqimore këtyre familjeve. Janë njerëz që sistematikisht janë trajtuar me ushqim.