Bino: 28-vjeçari me koronavirus, pacienti zero. Gjurmuam gjithë kontaktet e tij në Tiranë

9 Mars 2020, 12:00 | Përditesimi: 9 Mars 2020, 16:25

TIRANË - Me identifikimin e të prekurve të parë me koronavirus në Shqipëri, qeveria vuri në fuqi planin e veprimit, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së që konsiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes; Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionit dhe lehtësimi i pasojave që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

Në mbledhjen e parë të qeverisë pas 2 të prekurve me koronavirus, babë e birë, kryeministri Edi Rama lajmëroi pezullimin deri më 3 prill të fluturimeve dhe lundrimeve drejt veriut të Italisë, zonës së kuqe prekur nga infeksioni, pezullimin e të gjitha shkollave me 2 javë si dhe shtroi kërkesën për anulimin e të gjitha grumbullimeve masive kulturore, sportive, aktivitete, dëgjesa publike, koncerte, e dëgjesa publike

b.ha./Shqiptarja.com